Dash Sula nxjerr live SMS-në me Ramën, pasi një zyrtar i lartë i PS kërkonte të vinte djalin drejtor

23 October 2026, 21:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dash Sula nxjerr live SMS-në me Ramën, pasi një zyrtar i

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka qenë i ftuar këtë të premte në Top Neës, ku ka folur për punësimet nepotike.

Ai ka sjellë rastin e një drejtuesi të lartë të Partisë Socialiste, që i ka ndërhyrë për djalin e vet, për ta bërë drejtor.

Për këtë rast, Sula ka kontaktuar me vetë kryeministrin Edi Rama.

Sula nxorri në studio mesazhin audio që i dërgoi Rama, pasi ky i fundit e vuri në dijeni për rastin në fjalë.

“Jo po djali i këtij, jo po djali i atij.

Ça janë këto muhabete.

Mos i dëgjo fare”, dëgjohet në mesazhin e Ramës, drejtuar Sulës. 

Ky i fundit tha se kryeministri është treguar gjithmonë parimor, kundër punësimeve nepotike. (Vox News)

 


Video