
Protestuesit janë mbledhur sërish pranë Kryeministrisë, në ditën e 135-të të revoltës kundër qeverisë.
Një prej aktivistëve, Edison Lika, u bëri thirrje qytetarëve të marshojnë drejt hyrjeve dhe daljeve të godinës, pasi në godinë ndodhej kreu i qeverisë.
“Është e disata natë që ne vijmë në protestë, si çdo natë, dhe ky kryeministër, për të na provokuar ne, vjen në zyrë”, u shpreh ai.
Aktivisti u kërkoi protestuesve të lëvizin drejt daljeve të Kryeministrisë, duke pretenduar se godina u përket qytetarëve dhe jo kryeministrit Edi Rama.
Lika foli edhe për përdorimin e vezëve gjatë protestave dhe u bëri thirrje protestuesve t’i përdorin ato ndaj kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë.
“Është e disata natë që ne vijmë në protestë, si çdo natë, dhe ky kryeministër, për të na provokuar ne, vjen në zyrë. Të marshojmë drejt çdo daljeje të Kryeministrisë, në hyrjet kryesore, paqësisht.
Kryeministria është e jona dhe jo e atij maskarai që e ka pushtuar! Ai është pushtuesi i kësaj Kryeministrie dhe i këtyre trojeve. Mos harroni, veza është e dekriminalizuar, nuk përbën vepër penale. Kur të shihni atë dhe qeverinë e tij, goditeni”, tha ai