Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto ku shfaqet krah sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, pas përfundimit të Samitit në Ankara.
Ky i fundit konfirmoi se Samiti i ardhshëm do mbahet në Shqipëri, por nuk tregoi se kur.
“AI MOMENTI I KRENARISË kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: SHIHEMI NË SHQIPËRI PËR SAMITIN E ARDHSHËM” shkruan Rama në foton e publikuar pasditen e sotme.