“Vonesa në hapjen e 8% të QV-ve”/ Kreu i KQZ: Procesi i votimit është duke shkuar normalisht!

11 May 2025, 11:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Vonesa në hapjen e 8% të QV-ve”/ Kreu i KQZ: Procesi i
Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për media, ka deklaruar se deri më tani procesi i votimit në të gjithë vendin po shkon normalisht, ndërsa renditi disa nga problematikat e hasura në nisje.

Celibashi: Nuk kemi asnjë qendër të votimi të pahapur apo të bllokuar. Janë 8% e qendrave që janë hapur me vonesë, ndërmjet orës 7 deri në orën 8.

Për 5% të qendrave të votimit, rezulton se nuk kanë qenë të pranishëm të 7 anëtarët.

Vlen të theksohet se në momentin kur procesi i votimit është hapur, kanë qenë prezentë vëzhgues të ndryshëm .

5% të QV kemi patur raportime për tensione në momentin e hapjes ndërmjet anëtarëve, që kanë shkaktuar vonesa. Ka ndërhyrë KQZ dhe situata është stabilizuar.

Kemi një raportim që lidhet me personat me aftësi të kufizuara, janë rreth 21% të rasteve. Nuk janë asistuar sipas procedurave të Kodit Zgjedhor.

Pasi ka filluar procesi, kemi patur 6% të QV ndërprerje të procesit për arsye logjistike, por situata më pas është normalizuar.

Kemi një raportim që në 5% të QV kemi një mosrespektim të distancës prej 150 m, të individëve që kanë përfunduar procesin e votimit.

Sa i përket identifikimit elektronik, janë 4 qendra pa operatorë. Janë në zonën e Dropullit.

Janë 4 qendra votimi në të cilat identifikimi po bëhet manualisht.

Në përgjithësi rezulton se problematikat e orëve të para, procesi vlerësohet se ka filluar normalisht dhe po vijohet normalisht.

Patëm disa raportime edhe nga stafi ynë në terren dhe përfaqësues politike mbi prezencë të kandidatëve për deputetë pranë QV. Dikush ndoshta edhe në padijeni pa dashur të vëzhgojë, prandaj adresuam edhe atë deklaratë politike. Prej atij momenti nuk kemi raportime apo pretendime lidhur me çështjen

Votimi elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë procesi është duke shkuar normalisht, si për funksionalitetin e palosjes apo probleme të tjera që mund ta afektojnë procesin e votimit në këto 74 QV.


Video