Çudira nga Elbasani/ Nënkryetarja e Bashkisë pret pemën sepse... i zë pamjen e posterit (FOTO)

29 April 2025, 11:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çudira nga Elbasani/ Nënkryetarja e Bashkisë pret pemën
Aulona Bylykbashi

Aulona Bylykbashi, aktualisht Nënkryetare e Bashkisë Elbasan, ka marrë besimin e Kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputete në zgjedhjet e 11 majit.

Por duket se zonja Bylykbashi e ka marrë shumë seriozisht këtë garë dhe nuk mund të lejojë asnjë dhe asgjë që t’i cënojë imazhin elektoral... dhe aq më tepër një pemë që “guxon” të konkurrojë me posterin e saj.

Siç edhe mund ta shihni në foton e parë, pema në lulëzim, “ka kryer” një krim elektoral, ka zënë pamjen e posterëve të nënkyretares së bashkisë.

Për këtë arsye, zonjës nënkryetare i është dukur e udhës, krasitja e saj, deri në masën që të mos pengojë asnjë cep të fotos, qartazi për të mos i prishur marketingun politik.

Qytetarët në Elbasan duhet ta kuptojnë se pemët dhe gjelbërimi zbukurojnë qytetin, por jo kur ato “ngrenë kokën” mbi atë të kandidates.



Video