Tensionet para Parlamentit, Spiropali, "mesazh" qeverisë: Nuk duhet të merremi me protestuesit, por me veten

2 July 2026, 10:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensionet para Parlamentit, Spiropali, "mesazh" qeverisë: Nuk
Elisa Spiropali

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka dhënë një prononcim për mediat teksa ka hyrë në ambientet e Kuvendit.

Ajo bëri thirrje për reflektim dhe zgjidhje të kësaj situate tensionuese.

“Duhet të reflektojmë të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit, por duhet të merremi me veten. Kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit për shqetësimit për të ofruar zgjidhje dhe secila forcë politike dhe secili kah duhet të bëjë analizën e vetes”, tha ajo.

 


Video