Kryeministri Edi Rama sot në 1 qershor foli për projektin e Zvërnecit në mbledhjen e Kryesisë së PS-së.
Rama u shpreh se investitorët duan klimë të sigurt.
Gjatë fjalës së tij Rama u bazua te një artikull i publikuar nga VoxNews ditën e djeshme me titull: “Njësoj si në Zvërnec, dikur protestohej në Budva për zonën e mbrojtur të "Shën Stefanit", sot pioner i turizmit në Ballkan”!
Rama u tha shqiptarëve se Mali i Zi dhe vende fqinje janë zhvilluar nga turizmi elitar.
Projekti i Zvërnecit sipas kryeministrit, do jetë i pari në Mesdhe dhe Europë sa i përket llojit të tij, do ta çonte Shqipërinë drejt turizmit elitar.
Rama: Analistët nëpër studio flasin për mafia një e dy. Por ne duhet të konkurrojmë Malin e Zi, Greqinë, Kroacinë etj. Çfarë ka më shumë Sveti Stefan, ishujt në Greqi? Na duhet turizmi i klasit, që të na sjellë shumë para dhe jo për mua. Kjo bëhet për shqiptarët, për zhvillimin e vendit. Duhet ta inkurajojmë turizmin elitar. E vetmja gjë dua të lë mbrapa është kujtimi dhe jo kartat bankare. Unë dua të lë gjëra, që të vijnë turistët këtu dhe të na kenë zili. Sot Mali i Zi i ka pagat më të larta dhe të ardhura për frymë më të larta falë atyre investimeve që nuk pati frikë ti bëjë dhe nuk ua vuri shqelmin në fyt investitorëve. Çfarë do zgjedhim, të shohim Malin e Zi nga mbrapa apo ta parakalojmë, ma thoni dhe unë adaptohem sepse unë jam këtu me votën tuaj.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016