“Është private, për interesa të dyshimta”, Alimehmeti i përgjigjet Berishës: Nëse perceptohet si përçarje...

4 December 2025, 21:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Është private, për interesa të dyshimta”,
Ilir Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti vijon t’i qëndrojë idesë se takimet që ai po realizon me Ervin Salianjin dhe një grup demokratësh, synojnë vetëm forcimin e Partisë Demokratike.

I pyetur lidhur me deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili tha se lëvizja e tyre është “private” dhe “për interesa të dyshimta”, Alimehmeti e mohoi diçka të tillë. Ai tha se një lëvizje që perceptohet si përçarëse. nuk do ta mbështeste.

"A ishte në favor të PD-së? Interesat i shohim rrugës. Ne takojmë njerëz. Nuk shkohet me mandat për të takuar njerëz. Ne kemi nevojë të forcohemi, të bashkohemi.

Nëse kjo perceptohet si përçarje, unë nuk e mbështes, sepse unë hyra në një kohë kur përçarja kishte shkaktuar probleme të rënda. Ka nevojë për numra dhe për organizim”, u shpreh Alimehmeti në emisionin “Të Paekspozuarit”.


Video