Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar emrin e propozuar nga PD për Avokatin e Popullit.
Berisha tha se Besim Ndregjoni është kandidati i propozuar nga PD.
“PD ka kandidatë të vetë kryetarin e Unionit të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjonin”, tha Berisha gjatë konferencës me gazetarët.
Kujtojmë se kandidatë të tjerë që kanë aplikuar për postin e Avokatit te Popullit janë Vitore Tusha, Bledar Dervishaj, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustadaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.
Posti i Avokatit të Popullit mbahet nga Erinda Ballanca, e cila u zgjodh Avokate e Popullit nga marrëveshja Rama – Basha në vitin 2017, ndërsa mandati i përfundoi në vitin 2022.