Hakerat iranianë "Homeland Justice" publikuan ditën e djeshme të dhënat e sistemit "TIMS" të kryeministrit Edi Rama, ku ajo që vihej re ishin udhëtimet e shpeshta me charter, më konkretisht 274 fluturime me "CHARTER - 0000"
Ndaj këtij skandali, opozita drejtoi drejt kreut të Qeverisë akuza të rënda, i cili iu përgjigj ditën e sotme gjatë takimeve me qytetarët në Burrel apo edhe përmes postimeve në rrjetin social “Twitter”.
Rama nxorri disa shifra të shpenzimeve të viteve të tij për t’i krahasuar me ato të viteve të Berishës, konkretisht ato të 2008, 2010, 2021 dhe 2022.
Por, ajo çfarë vihej re ishte se shifrat e shpenzuara ishin qesharake. Rama thotë se për vitin 2022 shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë ka qenë vetë 120.459 Lek të reja ose 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.
Kjo shifër duket paksa e pabesueshme, pasi kaq kushton vetëm një biletë avioni dhe jo më një avion charter.