Rama në Bruksel, takime me Von der Leyen dhe Charles Michel

14 February 2024, 12:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama në Bruksel, takime me Von der Leyen dhe Charles Michel
Rama dhe Von der Leyen

Të enjten Shqipëria dhe Mali i Zi të përfaqësuar nga kryeministrat Edi Rama dhe Miljoko Spajiç do të marrin pjesë për herë të parë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian.

Ky institucion synon përfshirjen në të, të shteteve në procesin e zgjerimit. Sesioni plenar i këtij komiteti përfshin në axhendë edhe Maroš Šefčovič, Zëvendës presidentin e Komisionit Evropian, Komisioneren për Demokraci dhe Demografine Dubravka Šuica dhe zv.sekretaren e Përgjithshme te OKB-së Tatiana Molcea.

Përpara këtij eventi gjatë pasdites së ditës së sotme kryeministri Rama do të ketë takime me presidenten e komisionit evropian Ursula Von Der Leyen dhe atë të Këshillit Evropian Charles Michel.

Në qendër të këtij takimi do të jetë plani i rritjes ekonomike për rajonin dhe hapja e negociatave për kapitujt e parë të anëtarësimit proces që mbahet i bllokuar nga Greqia.


Video