Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Protestuesit e tubimit të sotëm para Kryeministrisë nuk kanë ndalur revoltën e tyre edhe pas shpërndarjes nga bulevardi kryesor.
E ndërsa dje u mblodhën para selisë së PS-së, sot janë ndalur edhe para selisë së Partisë Demokratike, duke shfaqur kritikat e tyre edhe ndaj partisë më të madhe të opozitës.
Protestuesit kanë thirrur “opozitë e shitur” drejt selisë blu, ndërsa më parë kanë kaluar edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit.