Projektet e dhëndrit të Trump, Rama e quan gadishullin e Zvërnecit si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

30 July 2025, 22:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Projektet e dhëndrit të Trump, Rama e quan gadishullin e

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka dhënë detaje të rëndësishme mbi projektet e investimeve në vend, duke përmendur edhe ishullin e Sazanit një territor strategjik dhe historik që i përket shtetit shqiptar.

Rama u shpreh se negociatat për zhvillimin e Sazanit po vazhdojnë me koncepti i investimit nga nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump janë goxha premtuese. Sa i përket investimit të Kushner në gadishullin e Zvërnecit, Rama thotë se është në tokë private.

ZEITmagazin: Jared Kushner, dhëndri i Trump, planifikon investime luksoze në Shqipëri. Si po ecën?

Rama: Projekti ka dy pjesë: një gadishull privat dhe ishullin e Sazanit që i përket shtetit. Po negociojmë për Sazanin dhe konceptet duken premtuese.

ZEITmagazin: A është e përhapur korrupsioni në qeverinë tuaj?

Rama: Ka individë të përfshirë, por ne kemi bërë reforma të thella në drejtësi që nuk kanë ndodhur që prej vitit 1912. Nuk jemi mburojë për askënd, por mbështetje për drejtësinë.

ZEITmagazin: A është korrupsioni pengesë për anëtarësimin në BE?

Rama: Lufta jonë kundër saj është garancia jonë për integrim, dhe BE e ka vlerësuar këtë.

ZEITmagazin: Si i përballoni sulmet personale dhe akuzat e opozitës?

Rama: Janë gënjeshtra që kanë dëmtuar shumë familjen time. Por jam mësuar.


Video