Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Nokës, Vokshit dhe Hotit nga seancat

3 April 2026, 15:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Nokës,

Më konkretisht, për Flamur Nokën kërkohet përjashtim nga Kuvendi për 60 ditë, ndërsa për Elda Hotin dhe Albana Vokshin përjashtim për 30 ditë secila.

Tensionet nisën gjatë seancës së djeshme pasi kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bëri thirrje për të mbajtur 1 minutë heshtje për 35 vjetorin e masakrës së fundit komuniste, më 2 prill 1991 në Shkodër.

PD e cilësoi si provokim, ndërsa situata u tensionua edhe gjatë momenteve të pushimit, teksa Noka i drejtohet Ballës, duke i thënë se “do të të rrjep si kec” dhe “Të bëj atë që nuk të shkon në mendje”.

Një tjetër përplasje u regjistrua me deputeten e PD, Elda Hoti, e cila i mori kartën e mikrofonit deputetes socialiste Bora Muzhaqi. Në këtë moment ndërhyri edhe Taulant Balla, i cili debatoi ashpër me Hotin, duke i kërkuar të mos e merrte kartën. Tensione pati gjithashtu edhe mes Albana Vokshit dhe deputetes së PS, Bora Muzhaqi.


Video