Përplasje në PD zyrtare/ Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar për "29 Korrikun", shumica e Kryesisë kundër

10 June 2023, 14:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasje në PD zyrtare/ Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit
Gazment Bardhi

Zbardhja e vendimit të kryesisë së PD zyrtare, ka bërë që anëtarët të cilët janë pro zgjedhjeve të 29 korrikut për kreun e ri të partisë, të kërkojnë përgatitjet për procesin.

Por, referuar burimeve pranë selisë blu, News 24 raporton se sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar zbatimin e Statutit të partisë, duke kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, si organi i cili duhet te miratoje vendimin e Kryesisë.

Edhe në zgjedhjet e kaluara, procedura që është ndjekur më 16 majit të vitit 2021, ka qenë fillimisht Kryesia ka marre vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar dhe më pas ka qenë Këshilli Kombëtar ai i cili ka miratuar vendimet e mara.

Burime bëjnë me dije se shumica e Kryesisë që votuan pro 29 korrikut, nuk kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por kërkojnë që organizimin e zgjedhjeve ta kryejë vetë ky forum. Burime të besueshme pranë PD-së zyrtare, tregojnë se Gazment Bardhi kërkon zbatimin e Statutit, duke thirrur për miratimin e vendimeve të Kryesisë, Këshillin Kombëtar.

Por çfarë thotë statuti i Partisë Demokratike Zyrtare?

Sipas statutit thuhet se vendimet e rëndësishme të partisë duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar. E po ashtu është Këshilli Kombëtar ai i cili miraton Komisionin Zgjedhor që do të merret me menaxhimin e zgjedhjeve në parti. Neni 53 i Statutit thotë se anëtare të këtij komisioni propozohen nga Kryetari i PDSH-së, emërohen nga Kryesia dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.
Ajo që nuk kuptohet ende është se përse anëtaret e Kryesisë së PD-së zyrtare, të cilët deklarojnë se respektojnë institucionin e votës, nuk kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar sipas statutit, por kërkojnë të veprojnë pa mbledhjen e këtij forumi?


Video