Alibeaj i përgjigjet akuzave të Berishës: O humbës i 14 Majit, largohu që tu heqësh demokratëve ngarkesat e korrupsionit tënd

9 June 2023, 15:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alibeaj i përgjigjet akuzave të Berishës:  O humbës i 14
Berisha dhe Alibeaj

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës me gazetarët se nuk pranon të ulet në një tryezë me Lulzim Bashën dhe Alibeajn me argumentin se janë të shitur te Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj i referohet Berishës si ‘humbësi i zgjedhjeve të 14 majit’ që përdor justifikime bajate dhe është zhytur në mjerim.

Sipas tij, Berisha ka vetëm një zgjidhje: të largohet i braktisur dhe të heshtë duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti, nëse i ka mbetur, në mënyrë që demokratët të fitojnë mundësinë për të qenë alternativë e re për shqiptarët.

Reagimi i plotë:

Humbësi i zgjedhjeve të 14 majit ka vijuar dhe sot serinë e përsëritjes së justifikimeve bajate që nuk ja hanë më as kandidatët dhe as besnikët e tij. I zhytur në mjerimin e mungesës së shpresës dhe alternativës, Sali Berisha vijon serinë e shpalljes së armiqve me shpifjet e zakonshme dhe banalitetin konstant, për të gjjthë ata që mendojnë ndryshe nga ai. I dëshpëruar por i palodhur nga përpjekja për të përçarë PD, i rrënuar moralisht por i paepur në përpjekjen për të mbajtur peng një pjesë të demokratëve, me ligësinë e dikujt që koha dhe veprat ia kanë shkruar fundin e palavdishëm, ndaj Sali Berishës ka vetëm një zgjidhje: të largohet i braktisur dhe të heshtë duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti, nëse i ka mbetur. Kështu demokratët do të fitojnë mundësinë për të qenë alternativë e re për shqiptarët. Duke lënë pas të shkuarën dhe pa ngarkesat e korrupsionit familjar dhe të shpurës së tij, pesha e të cilave i shërbejnë veçse Ramës e të ngjashmëve të tij për ta mbajtur gjallë në politikë dhe që i kanë lënë demokratët në opozitë.


Video