Gjekmarkaj skeptik ndaj kandidates për ambasadore: Me Izraelin s’kemi marrëdhënie të mira!

9 June 2023, 11:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjekmarkaj skeptik ndaj kandidates për ambasadore: Me Izraelin s’kemi

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj është treguar spektik ndaj kandidates për ambasadore në Izrael, Meri Kumbe, e cila u shpreh në Komision se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira. Gjekmarkaj u shpreh se “me Izraelin nuk kemi marrëdhënie të mira, thjesht i kemi gjallë”.

Ndërsa iu drejtua “nuk e di cila do jetë sfida juaj si ambasadore, do jeni atje për të mbajtur kandilin ndezur të marrëdhënieve me Izraelin, apo do të jeni atje për të çuar para marrëdhëniet siç do duhej të ishte

“Kur bëjmë diplomaci, bëjmë folklor…. Me Izraelin nuk kemi marrëdhënie të mira, thjesht i kemi gjallë. Nuk e di cila do jetë sfida juaj si ambasadore, do jeni atje për të mbajtur kandilin ndezur të marrëdhënieve me Izraelin, apo do të jeni atje për të çuar para marrëdhëniet siç do duhej të ishte”, tha deputeti i PD-së.


Video