Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kuvendi nisi sot zyrtarisht punimet e sesionit të dytë të legjislaturës së 11-të.
Ashtu siç pritej, pati debate të forta mes palëve, sidomos për prezencën e zv.kryeministres Belinda Balluku në sallë.
Kështu, seanca zgjati vetëm 30 minuta, ashtu si shumë seanca të sesionit të kaluar.
Deputetët e PD-së bllokuan Foltoren që në fillim të punimeve.

Me 81 vota pro të mazhorancës, u miratua kalendari i Kuvendit për periudhën 19 janar-6 shkurt 2026.
Pas kësaj, kryetari i parlamentit, Niko Peleshi, tha se seanca për sot mbyllet.