Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Megi Fino është zgjedhur kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialistë, Eridian Salianji, Fino u propozua në krye të Këshillit Bashkiak, ndërsa Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit.
Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon.
Vajza e deputetit të ndjerë socialist, Bashkim Fino, Megi Fino, aktualisht shërben si zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që nga qershori i vitit 2021.
Ndërsa Brahimllari, ish-nënkryetar i Partisë së Lirisë, kandidoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por pa arritur të sigurojë mjaftueshëm vota për t’u bërë deputet.