Çlirimi i hapësirave, Rama kusht bizneseve: Për çdo karrige jashtë, do duhet të kontribuoni me një pemë

2 September 2025, 20:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çlirimi i hapësirave, Rama kusht bizneseve: Për çdo

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar ngritjen nga qeveria të “Fondit të Gjelbër”.

Sipas Ramës, për çdo karrige që do të vendoset nga bizneset në hapësira publike, do të kërkohet një kontribut me një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria.

Rama u bëri thirrje pronarëve të bizneseve që të bëjnë durim dhe të mos shqetësohen, pasi shumë shpejt do t’u vijë radha karrigeve dhe kushteve të reja për vendosjen e tyre jashtë.

“Atyre që shqetësohen për karriget u them: bëni durim. Shpejt u vjen radha, së bashku me kushtet e reja për vendosjen e karrigeve jashtë. Por si fillim, mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama.


Video