Konferenca e Sigurisë në Mynih, Komisionerja Evropiane për Zgjerim takon liderët e Ballkanit Perëndimor

15 February 2025, 19:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Komisionerja Evropiane për
Fotot: Marta Kos / Twitter

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar sot një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Konferencën e Sigurisë të Mynihut.

Ajo thotë se diskutimi ka qenë produktiv teksa nënvizon rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për Bashkimin Europian.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama si dhe presidenti i Konferencës së Sigurisë, Wolfgang Ischinger.

“Patëm një diskutim të  mirë me ambasadorin Wolfgang Ischinger dhe liderët e Ballkanit Perëndimor se çfarë mund të kontribuojnë për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.

Të gjithë duhet të jemi më të zëshëm se pse Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, njofton Marta Kos në rrjetet sociale.


Video