"Ka qenë shok e vëlla"/ Tom Doshi flet për herë të parë për Ardian Nikulajn: Ja cili ishte amaneti i tij

7 May 2023, 12:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ka qenë shok e vëlla"/ Tom Doshi flet për herë
Tom Doshi dhe Ardian Nikulaj

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka folur për herë të parë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, mesditën e 19 Prillit, brenda lokalit të tij në Shëngjin, teksa ishte dhe kandidat për Këshillin Bashkiak në Lezhë me forcën politike që Doshi drejton.

Gjatë një takimi me me miqtë e biznesmenit dhe njëkohësisht mbështetës të PSD-së, Tom Doshi kërkoi që Lezha të bëjë realitet amanetin e Nikulaj për ta çuar në fund misionin që ai kishte..

“Ka qenë shok e vëlla jo vetëm për mua por për të gjithë ç’jeni këtu. Dhe kjo duket edhe nga pjesëmarrja juaj këtu.  Ne nuk do ta lëmë në rrugë misionin e tij. Ai na ka lënë porosinë. Ka thënë ‘nëse më ndodh gjë mua ju vazhdoni rrugën’. Këtë ia ka thënë edhe vajzës së tij.  Nuk ka qenë e lehtë për mua të jem këtu. Kam qenë shumë i lidhur me ty. Ju e keni pritur këtë mesazh prej meje. Dhe unë për këtë kam ardhur sot këtu, të votoni nr. 8 Partinë Socialdemokrate”

Pavarësisht akuzave për ta ngjyrosur politikisht vrasjen e Ardian Nikulaj, kryetari i PSD-së ka një falënderim për Policinë e Shtetit e cila zbardhi autorët që ekzekutuan Nikulajn ndërsa tha se misioni i të ndjerit nuk do të mund të shuhet asnjëherë...

“Berisha u mundua ta përziente ngjarjen me politikën. Ne jemi të kënaqur që nga ka prapavijë politike. Unë dua të falënderoj sot policinë që të gjithë sot e dimë se një grup kriminal erdhi dhe mori pjesë në vrasjen e Ardianit. Ju të gjithë e dini sa i rëndësishëm është Këshilli Bashkiak, ne pretendojmë që në Lezhë dhe në Mirditë do të dalim forcën e parë. Edhe në Laç po punojmë. Kjo pjesëmarrje kaq e madhe na bën optimistë edhe për fitoren e thellë që do të kemi. Pas 2 vitesh kemi zgjedhjet parlamentare dhe duhet të kemi deputetin tonë në qark”, tha Tom Doshi.


Video