Ish-drejtorja e 'Lockheed Martin' për Lindjen e Mesme, Blerina Abrazhda emërohet zëvendës ministre e Mbrojtjes

12 February 2025, 19:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-drejtorja e 'Lockheed Martin' për Lindjen e Mesme, Blerina
Blerina Abrazhda

Blerina Abrazhda është emëruar sot me vendim të Këshillit të Ministrave në postin e zëvendës ministres së Mbrojtjes.

Ajo ka mbajtur më herët postin e kryetares për të udhëhequr zhvillimin e biznesit për Lockheed Martin në Lindjen e Mesme, duke patur kontakt direkt me Gjeneralin amerikan John W. Nicholson, Shef Ekzekutiv në Lockheed Martin Global Inc. për këtë rajon.

Lockheed Martin është gjiganti amerikan i prodhimit të armatimeve dhe municioneve për ushtrinë.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU


Video