Gaz Bardhi paralajmëron se do t'i çojë në gjykatë zgjedhjet e 29 Korrikut për kreun e PD-së

13 June 2023, 15:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gaz Bardhi paralajmëron se do t'i çojë në
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka folur për situatën e krijuar në Partinë Demokratike zyrtare, ku Kryesias mes përplasjesh ka caktuar datën 29 Korrik për mbajtjen e procesit zgjedhor për kreun e partisë, ku duket se do të jetë një proces i njëanshëm që Lulzim Basha të marrë sërish drejtimin e PD-së.

Bardhi ka paralajmëruar se këto zgjedhjet do t'i çojë në gjykatë nëse shkelet Statuti i partisë, pasi kujtojmë se Kryesia kërkon të zgjedhë Komisionin Zgjedhor dhe të mbajë zgjedhjet pa mbledhur Këshillin Kombëtar, duke shkelur në këtë mënyrë statutin.

“Do ndjek hapat që parashikon statuti i partisë do bëj gjithçka që statuti të jetë udhëheqësi i vetëm i çdo procesi të brendshëm përfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit. Jam duke vlerësuar se cilin hap duhet të hedh. Nuk do nxitohem në veprime. Kam treguar përgjegjshmërinë e duhur për situatën në të cilën ndodhet PD dhe apeloj cilindo të tregohet i përgjegjshëm.

Nëse shkelet statuti padiskutim. Kemi një ngërç ligjor mbi statutin e organeve të partisë një proces që vijon, për faktin se një pjesë të anëtarëve të partisë zgjidhën një rrugë jashtë institucionale për t’iu imponuar PD. Rruga që po ndiqet nuk është në interesin e tyre, e tkurr PD”, tha Bardhi për Report tv.


Video