Nesër dy qeveritë Kosovë-Shqipëri ulen në tryezë, zbardhen 14 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

13 June 2023, 11:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nesër dy qeveritë Kosovë-Shqipëri ulen në tryezë,
Foto ilustruese

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës ditën e nesërme, më 14 Qershor, do të mbajnë mbledhjen e radhës. Më herët u bë me dije se hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.

Ndërkohë, së fundmi janë zbardhur edhe 14 marrëveshjet që priten të nënshkruhen ditën e nesërme gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Marrëveshjet që do të firmosen janë:

1-Memorandum  mirëkuptimi për parandalimine eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit

2- Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

3- Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore

4-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare

5- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)

6-MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””

7 -Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve

8-Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

9- Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore

10-Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve


Video