Rama tregon tri arsyet pse është krenar për Partinë Socialiste

12 June 2023, 20:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama tregon tri arsyet pse është krenar për Partinë
Edi Rama

Në 32-vjetorin e themelimit të PS-së, Edi Rama ka ndarë me të gjithë, arsyet pse ai ndihet krenar për Partinë Socialiste.

Për Ramën, PS është e vetmja parti në Shqipëri që nuk e ka humbur interesin kombëtar teksa ka shtuar se beson se falë saj, Shqipëria, u bë i vetmi vend i tranzicionit demokratik pa një parti komuniste.

 “Dëshiroja të ndaja me ju se cilat janë arsyet pse unë jam krenar për PS-së:

1. Që prej lindjes së saj, në 12 Qershor, 32 vjet më parë, kjo është e vetmja parti në Shqipëri që nuk e ka humbur kurrë interesin kombëtar. Besoj se falë saj, Shqipëria, u bë i vetmi vend i tranzicionit demokratik pa një parti komuniste. Që në ditën e krijimit të saj, PS u ngrit në këmbë për të marrë një drejtim të ri duke u ndarë me nomenklaturën komuniste në këtë sallë. Sensi i veçantë i PS-së për interesin kombëtar në kontrast të hapur me kundërshtarin e vet të vrazhdë dhe konfliktual. Sa herë është thënë që socialistët janë të butë. Shqipërinë e kemi ngritur më lart se asnjëherë në sytë e botës. Shikojeni si bie poshtë e më poshtë, kush me vrazhdësinë e vet u bëri më shumë të këqija se sa të mira shqiptarëve. Shikojeni dhe Kosovën dhe historinë e saj të re, kur lufta çlirimtare arriti kulmin. Sa herë që Kosova ka pasur nevojë për Shqipërinë, ne socialistët kemi qenë aty për të që nga rruga e luftës dhe deri në këtë moment të tanishëm drejt paqes dhe njohjes përfundimtare. Shqiptare ishte edhe ajo partia tjetër që ka qenë në qeveri 2 herë para nesh kur Shqipëria me bekimin e asaj partie theu embargon ndaj Serbisë dhe u bë furnizuese me naftë e Millosheviçit. Ky është fakt historik.

Ajo parti persekutoi në Tiranë militantët e UÇK-së. Më pas, me gojën e asaj partie u fol kundër luftës së UÇK-së që u anetemua pa pushim kundër marrëveshjes së Rambujesë për të cilën punoi komuniteti ndërkombëtar dhe dha një mbështetje të madh qeveria e PS-së. Ne aty jemi për Kosovën sot dhe gjithë ditën, ku Kosova është vetëizoluar nga aleatë strategjikë, ndërkohë që falë tyre Kosovës i ka ardhur mundësia reale për të fituar me Serbinë luftën, ku Serbia e ka humbur dhe pa asnjë të drejtë apeli. Qëllimi ynë dhe ai i kryeministrit të Kosovës është i njëjtë, por rrugët për arritjen e qëllimit nuk i shohim njësoj, madje gjithnjë e më ndryshe kohët e fundit. Për mua, kursi i përplasjes me aleatët, një aventurë pa kuptim në të gjithë kotësinë e vet. Më vjen që përpjekja për të dhënë një kontribut për dialogun dhe përkatësisht për zgjidhjen e ngërçit të madh të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është pritur tej mase mirë nga aleatët dhe partnerët tanë. Atyre që e kanë kundërshtuar dhe pa e ditur përmbajtjen duke thënë që nuk e presin dhe as se duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria sepse sipas tyre secila duhet ta bëjë vetë sipas mënyrës së vet. Ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë dhe vërtetë që janë ata që vendosin secili për vete, por ky rajon nuk është vetëm i tyre, por edhe i yni dhe disa të tjerëve. Nëse atyre ju vjen akoma përmbarë të luajnë akoma luftash, ndërkohë që as njëra palë dhe as tjetra nuk i hapin njëra-tjetrës, jo luftë po asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë, NATO dhe aleatëve po ju soset durimi, ju them se ne nuk jemi të interesuar për atë lojë luftash, por më shumë se kaq, jemi plotësisht kundër asaj loje”.

Për Ramën, votimi i PS-së më shumë nga gratë se sa nga burrat është një nga arsyet pse ai ndihet krenar për këtë parti.

“Kjo parti shqiptare më në fund votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat. Një burrë, motivin e parë për të dhënë votën, ka të djeshmen. Një grua motivohet nga e sotmja dhe e nesërmja. Vota e gruas e asaj pa të cilën shtëpia bëhet rrëmujë. Falë gruas, u bë dhe me shtëpi. Sa më shumë politika në këtë vend të marrë nga përkushtimi dhe dashuria e grave, aq më mirë do të jetë për tiparet e saj që janë rëndomë, egërisht burrërore. Kemi ende shumë rrugë për të bërë. Drejtimi është ky. Ne duhet të jemi shumë krenarë sepse po të kthejmë kokën nga e nisëm, përpjekjen për të rritur pjesëmarrjen e grave në jetën administrative dhe shoqërore, kemi bërë hapa kolosalë”.

Arsyeja e tretë pse Rama ndihet krenar për PS-më është raporti i kësaj familje politike me drejtësinë.

“Raporti i kësaj familje politike me drejtësisë. Kjo ka nisur me burgosjen e liderit. Është e zhvilluar më pas si një raport respekti për pavarësinë e gjyqësorit, por edhe si raport me plagë të hapura nga gjyqësori i përdorur kundër nesh. Kujtoni kur drejtësia ishte vegël e pushtetit dhe më pas është ngritur në nivelin historik kur partia i hyri në këmbë atij deti. PS e vetmja parti që as ka vrarë njeri, as ka burgosur njeri dhe as ka rrahur një njeri të vetëm për arsye politike në vitet që ka drejtuar vendin. Asnjë parti tjetër nuk e ka bërë dot dhe duhet të ketë disa arsye, ashtu si kundër duhet të ketë një arsye pse ne e kemi edhe këtë ndryshe nga të tjerët”.


Video