Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
E gjithë vëmendja, në këtë seancë të parë të Kuvendit, ishte te deputetët e kësaj legjislature të re.
Në mesin e fotove, spikat edhe një e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha, të cilët kanë qenë shumë pranë njëri-tjetrit, pasi ishin ulur në të njëjtin rresht dhe vetëm një tavolinë larg.
PD zgjodhi të mos ketë përfaqësuesit e saj në Komisionin për Verifikimin e Mandateve dhe as në Sekretarinë e Përkohshme.
Deputetja e PD-së, Klodiana Çapja refuzoi t’iu bashkohej dy kolegeve më të reja socialiste.
Seanca u ndoq nga përfaqësitë diplomatike në vendin tonë, e dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn si edhe klerët fetarë.