Festat e FUNDVITIT/ Rama me ministrat pret trupin diplomatik, mungon Belinda Balluku!

20 December 2025, 21:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Festat e FUNDVITIT/ Rama me ministrat pret trupin diplomatik, mungon Belinda

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me trupin diplomatik në Kryeministri.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale një videokartolinë nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik, ku të pranishëm ishin ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato, si edhe ministra si Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve të Shqipërisë Blendi Gonxhja, Kryetari i Kuvendit Niko peleshi, Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali etj.

Por ajo që mungonte ishte zv.kryeministrja, Belinda Balluku.


Kreu i qeverisë i uroi ata për një vit të ri plot suksese dhe harmoni në familjet e tyre.


Video