Çfarë ndodhi? Rama detyrohet të zhvendosë takimet përmbyllëse në Kamëz dhe Tiranë

11 May 2023, 10:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë ndodhi? Rama detyrohet të zhvendosë takimet
Rama në fushatë elektorale

Duket se kushtet e motit nuk kanë qenë në anën e Qeverisë këtë herë.

Prej dy ditësh shiu ka “freskuar” Tiranën dhe sipas parashikimit do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

Kjo i ka prishur planet kreut të qeverisë, i cili kishte planifikuar që takimet përmbyllëse në Kamzë dhe në Tiranë t'i bënte në ambient të hapur.

Konkretisht, sipas burimeve, Rama njoftoi pak ditë më parë se takimi me qytetarët e Kamzës do të zhvillohej në sheshin qëndror të qytetit, por ditën e sotme organizatorët kanë njoftuar se do të mbahet në pallatin Asllan Rusi.

Edhe takimi përmbyllës në Tiranë, ishte parashikuar të zhvillohej në Sheshin Skënderbej, por mesa duket shiu do ta zhvendosë në Parkun Olimpik.

Kujtojmë se nesër është dita e fundit e fushatës zgjedhore./VoxNews


Video