E konfirmon Patozi: Bindja Demokratike do garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme vendore

28 October 2022, 20:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E konfirmon Patozi: Bindja Demokratike do garojë e vetme në zgjedhjet
Astrit Patozi

Bindja Demokratike do të garojë e vetme në zgjedhjete e ardhshme vendore që mbahen më 14 Maj 2023.

Lajmin e ka bërë me dije koordinatori i kësaj partie Astrit Patozi gjatë një takimi në Elbasan me të gjithë koordinatorët e qarqeve. Gjatë takimit janë diskutuar disa nga çështjet e aktualitetit të kësaj force politike por gjithashtu zhvillimet për primaret.

Astrit Patozi ne deklaratën për mediet u shpreh se ne zgjedhjet vendore Bindja Demokratike do te garojë e vetme. Edhe pse qarteson se Bindja do të jete forcë opozitare.

Kujtojmë se Bindja Demokratike mori pjesë dhe në zgjedhjet vendore të vitit 2019, ku të gjitha partitë e tjra opozitare nuk morën, por nuk arriti të merrte asnjë bashki.


Video