"Dubai i ‘1001 netëve’ të Ramës", Berisha: Dosja prej 400 milionë eurosh e Porto Romanos u hap në prokurori

28 February 2026, 14:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Dubai i ‘1001 netëve’ të Ramës", Berisha:
Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se projekti i portit të ri në Porto Romano mund të jetë afera më e madhe korruptive në Europë.

Duke marrë shkas nga dosja që mori SPAK, Berisha tha se kjo është afera e Ramës.

“Në ligjin e nomenklaturës së vjetër, këta mendojnë për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve. Dhe u garantoj që ajo parashikohet në Durrës nuk është gjë tjetër, veçse Dubai i 1001 netëve të Edi Ramës dhe enturazhit të tij mafioz. Dosja prej 400 milionë eurosh e portit gjoja në Porto Romano u hap në prokurori. Garantoj se ajo është vetëm fillimi. Afera më e madhe korruptive sot në Europë është Porti i Durrësit që shkon në 4 miliardë euro", tha Berisha.

 


Video