Drejtuesi i fushatës së presidentit të SHBA flet si konsulent i PD, LaCivita: Berisha mik i Trump, ne do ta bëjmë Shqipërinë të madhe sërish!

10 February 2025, 11:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtuesi i fushatës së presidentit të SHBA flet si konsulent i
Christopher LaCivita/ Sali Berisha

Drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë prezantimit të tij, LaCivita u shpreh se duan që kryeministër i Shqipërisë të zgjidhet një mik i SHBA-ve dhe që do të punojë me Donald Trump.

Sipas tij, “Sali Berisha është një mik prej shumë kohësh i SHBA-ve, e dimë që mund të fitojë”.

Ai theksoi se kreu i PD-së, ashtu si Donald Trump, është persekutuar nga qeveria.

Christopher LaCivita: Ne jemi këtu sot sepse duam të ndihmojmë të zgjedhim kryeministër një mik të ngushtë të SHBA dhe që do të bashkëpunojë me sukses me presidentin Trump dhe SHBA-në. Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se një marionetë e Xhorxh Sorosit. Nuk mund të jesh një marionetë e Sorosit dhe të jesh mik i SHBA, thjesht nuk është e mundur. Familja e Sorosit ka humbur ndikimin në Uashington dhe në mbarë botën. Dhe vetëm Berisha si një mik i vërtetë prej kohësh i SHBA. E dini shumë amerikanë në media, në anën e majtë, thanë se Donald Trump nuk mund të fitojë. Por ai fitoi, pavarësisht nga sulmet nga administrata Biden. Amerikanë donin më shumë nga qeveria e tyre. Njësoj si amerikanët, edhe shqiptarët duan dhe kanë nevojë për më shumë nga qeveria e tyre. Këto ngjashmëri na kanë sjellë këtu sepse ne e dimë se Berisha mund të fitojë.


Video