Djegia e karrigeve nga deputetët e PD, Spiropali kërkon rrethimin e Kuvendit si skenë krimi: Ta kqyrin organet ligjzbatuese

30 September 2024, 18:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Djegia e karrigeve nga deputetët e PD, Spiropali kërkon rrethimin e
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali / Zjarri para Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kërkon që organet ligjzbatuese të inspektojnë parlamentin, pasi sipas saj, sot është kthyer në një skenë krimi nga deputetët e PD-së.

Deputetët e PD-së sot dogjën karriget e tyre në hyrje të parlamentit, në shenjë proteste për burgosjen e kolegut të tyre, Ervin Salianji.

Sipas Spiropalit, ky është një akt që në histori është kryer nga përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë.

Komenti i plotë i Spiropalit:

“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.

Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t'u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese.
Keqardhje e thellë!


Video