Deputeti Çyrbja nga Athina: Vlerësojmë të gjitha sakrificat e emigrantëve shqiptarë

12 May 2024, 20:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti Çyrbja nga Athina: Vlerësojmë të gjitha
Jurgis Çyrbja ne Athine

Deputeti socialist i Durrësit, Jurgis Çyrbja, ka qenë sot në takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë.

Në një postim në rrjetet sociale, duke postuar edhe foto me emigrantë shqiptarë, kryesisht nga Shijaku dhe Durrësi që jetojnë në shtetin fqinj, Çyrbja thekson se sot “vlerësojmë të gjitha sakrificat” e emigrantëve, por pa harruar sipas tij, përcjelljen e dashurisë për vendin tonë tek brezat e rinj që rriten larg.

“Athinë -  Stadiumi Galatsi u vesh sot kuqezi, me Kryeministrin Edi Rama dhe mijëra shqiptarë që jetojnë prej vitesh në shtetin fqinj!

Sot vlerësojmë dhe të gjitha sakrificat e tyre por pa harruar kurrsesi përcjelljen e dashurisë për vendin tonë tek brezat e rinj që rriten larg.

Si asnjëherë më parë, të gjithë emigrantët krenohen me zhvillimin e pandalshëm të Shqipërisë drejt rrugës evropiane!”, shkruan Çyrbja në Facebook, ndërsa falënderon shqiptarët që iu bashkuan takimit në Athinë.


Video