Berisha mbledh demokratët që i qëndruan poshtë shtëpisë kur ishte nën arrest

18 December 2024, 20:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha mbledh demokratët që i qëndruan poshtë
Sali Berisha me militantë demokratë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka organizuar sot një takim me disa demokratë që e mbështetën duke i qëndruar dhe protestuar poshtë banesës së tij, teksa ishte nën masën “arrest në shtëpi” nga SPAK që e akuzon për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Berisha e cilësoi heqjen e masës ndaj tij si një fitore, teksa nuk kurseu akuzat dhe sulmet ndaj prokurorëve të SPAK-ut.

“Kush do ti trembe shqiptarët, Irena me 5 mbiemra, apo Dumani mercenar.  Jo mor kurrë.

Shqiptarin e vërtetë nuk e tremb asgjë. Ja pse ju u mblodhet atë ditë ndonëse ishte një ditë pushimi, pas ndërrimit të viteve. Ja pse ju u mblodhët spontanisht atë ditë ndonëse bënë përpjekjet më ekstreme për tu frikësuar, për tu zbrapsur, për t’ju shtyrë që të dorëzoheshit.

Ja pse rrugica që Edi Rama kërkoi ta kthente në qelinë politike të opozitës, ju të rinjtë, te reja, burra dhe gra, e shndërruat në rrezen e shpresës për shqiptarët, kur ishin ditët më të zeza për demokratët”, tha ndër të tjera ai.


Video