Basha "zgjohet" pas akuzave të Berishës: E drejta vonon, por nuk harron

30 January 2023, 14:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Basha "zgjohet" pas akuzave të Berishës: E drejta vonon, por

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas akuzave që pasardhësi i tij Sali Berisha bëri në lidhje me rastin McGonigal.

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha e akuzoi Bashën se nuk ka bërë asnjë reagim për takimet e ish-zyrtarit të FBI-së me kryeministrin Rama, pasi kështu është këshilluar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

E ndërsa kujton se e drejta vonon por nuk harron, Basha thekson në reagimin e tij se me SHBA-në në krah, Shqipëria do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët.

Kreu aktual i demokratëve i bëri më herët thirrje Bashës që të “bëjë transparencë dhe të tregojë se kush i bën presion për të mbyllur gojën”.

“E drejta vonon, por nuk harron! Me SHBA-në në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët”, shkruan Basha në Twitter.


Video