Zgjedhjet e 14 Majit, PD e Alibeajt dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve

29 January 2023, 20:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet e 14 Majit, PD e Alibeajt dorëzon në KQZ kandidaturat
Selia e PD

Partia Demokratike, (grupimi i Enkelejd Alibeajd) ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e anëtarëve të KZAZ për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ka qenë deputetu Gazment Bardhi, ai i cili ka dorëzuar listën e plotë të propozimeve për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve.

Pak ditë më parë, edhe Partia e Lirisë dhe PD e Berishës depozituan në KQZ listën e propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve.

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka deklaruar se në momentin që do të vijnë propozimet për anëtarë të KZAZ, do të vlerësohet legjitimiteti i atij personi që në emër të PD paraqet këto propozime.

Zgjedhjet e 14 Majit, PD e Alibeajt dorëzon në KQZ kandidaturat


Video