Ambasadorja greke mbërrin në Vlorë, reagon Olta Xhaçka: Blerja e votave, shkelje e rëndë. Fredi Beleri i barabartë përpara ligjit

12 May 2023, 14:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasadorja greke mbërrin në Vlorë, reagon Olta Xhaçka:
Olta Xhaçka dhe Fredi Beleri

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi ka mbërritur në komisariatin e Vlorës pas dhënies së vendimit të gjykatës për arrestimin e kandidatit të “Bashkë  Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për shitblerje votash.

Kjo vizitë e saj në Vlorë, vjen pas një takimi që zhvilloi në Ministrinë e Jashtme, ku kërkoi takim me ministren Olta Xhaçka, por takoi vetëm një prej drejtorëve ku i shprehu shqetësimet e Athinës zyrtare mbi arrestimin e Belerit.

Së fundmi, ka ardhur një reagim në Twitter edhe nga vetë ministrja Xhaçka mbi këtë çështje, ku shprehet se nuk e tolerojnë blerjen e votave dhe se Fredi Beleri është i barabartë njësoj si të tjerët para ligjit.

Reagimi:

Blerja e votave është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe agjencitë tona të zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat tona minoritare greke që marrin pjesë në zgjedhjet tona.

Kandidatura e shtetasit shqiptar Fredis Beleris që kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër. I takon vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve që ta trajtojnë këtë çështje në përputhje me provat

Me respekt i nxisim miqtë tanë në Athinë që të monitorojnë nga afër zhvillimin e çështjes me durim, duke lejuar drejtësinë shqiptare të bëjë punën e saj pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve.


Video