A ka klane të fuqishme brenda PS? Filip Çakuli: Rama të vë ministër dhe të shkarkon për katër muaj

14 September 2026, 23:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A ka klane të fuqishme brenda PS? Filip Çakuli: Rama të vë
Filip Çakuli

Filip Çakuli nuk beson se brenda PS-së ka klane aq të fuqishme sa të përplasen me kryeministrin Edi Ramën.

Në “Top Story”, ai u shpreh se në Partinë Socialiste është Rama ai që “vendos dhe vulos vetë”, duke sjellë si shembull edhe emërimet dhe shkarkimet e ministrave.

Sipas Çakulit, edhe figurat e konsideruara të fuqishme brenda mazhorancës nuk kanë pasur pushtet mbi kryeministrin.

Përplasjet, sipas tij, mund të ekzistojnë mes eksponentëve të PS-së për influencë apo për të fituar mbështetjen e kryetarit, por jo si një luftë pushteti me vetë Ramën.

Çakuli: Ku ka luftë me Ramën atje? Ai (Rama) vendos e vulos vetë. A e keni parë? Vuri ministrin filan dhe e shkarkon për katër muaj. Ore, a ka një zë që ngrihet të thotë për vendimin e marrë? Për mendimin tim, nuk ka.

Sulo: Ish-zëvendëskryeministrja ishte klan i fuqishëm?

Çakuli: Dhe vendoste sipër Ramës? I vendoste në rresht të gjithë ai. Po me kë do përplasen ata?

 

 


Video