A është dakord me zëvendësimin e Alibeajt me Salianjin? Ja si përgjigjet Sali Berisha

11 January 2023, 16:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A është dakord me zëvendësimin e Alibeajt me Salianjin? Ja
Sali Berisha

"I keqpërdoru në shkallën më ekstreme nga Edi Rama" Kështu e ka konsideruar lideri demokrat Sali Berisha vendimin e Enkelejd Alibeajt, i cili ditën e djeshme përjashtoi nga grupi parlamentar 4 deputetët Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.

Në një prononcim për mediat, jashtë selisë blu, Berisha u shpreh se e ardhmja e grupit parlamentar të PD, do jetë një grup kompakt, i cili do të mbrojë me gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve.

I pyetur nëse a është dakord që Enkelejd Alibeaj të zëvendësohet me Ervin Salianjin, Berisha deklaroi se do të zbatojë vullnetin e deputetëve demokratë.

“Jam marrë me probleme krejt të tjera sot. Zbatonjësi mjeran i urdhrave të Edi Ramës…I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar dhe më shumë mbi dinjitetin e tij. E ardhmja e grupit parlamentar, do jetë një grup kompakt, i cili do të mbrojë me gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve. Do bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet, çka është detyra kryesore e opozitës.

Kjo qeveri nuk ka ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministret, ministrat, vetë Rama. Pra vjen zonja me 40 metra katror apartamente dhe bëhet me 7 apartamente, fillon ndërtimin, lumturon edhe të tjerë përreth saj. Nuk ndodh kund. Ka një shpërthim të këtij llumi në mënyrën më të paimagjinueshme. Kurrë një qeveri nuk mund të lejojë vetes abuzimet në shkallë. Ajo që ishte po kaq përpjekje e Ramës për ta fshehur emrin e Alda Klosit, më është dërguar emri nga qytetari dixhital. E bëra publik se s’po e bënin, po përpiqeshin të bënin të njëjtën skenë që kanë përdor me Damianin, Spiropalin dhe Beqajn.

Unë do pranoj vullnetin. Salianji është nënkryetar grupi. Do pranoj vullnetin e deputetëve të PD. Unë u ndala në detyrat e mëdha që kanë." u shpreh Berisha.


Video