
Për ish ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj iniciativa e PS-së sa i takon 21 janarit është e padobishme.
Lleshaj argumentoi se SPAK duhet të ketë një logjikë paksa më të pastër sa i takon kësaj çështjeje, pasi nuk duhet menduar kush “shkeli këmbëzën” por kush dha urdhërin, e logjika sipas tij është mjaft e thjeshtë, urdhri u dha nga lart.
“Më duket e padobishme, për arsye se kallëzime të tilla dëmtojnë thelbin e çështjes. Thelbi nuk është se cili është ushtari që shkeli këmbëzën, kjo është irrelevante.
Ky koncepti brenda dhe jashtë vijës së kuqe, që janë tërësisht sovjetike, bolshevike, duhet të sqarohet 21 janari.
Sepse nëse e denocojmë këtë, legjitimojmë këtë tjetrën. Ata kanë vepruar me urdhër, është shumë e thjeshtë.”- tha Lleshaj.