
Efektivët e Durrësit kanë vënë në pranga dy shtetas, aktivistin Edison Lika 28 vjeç, dhe 37 vjeçarin Albi Dema, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” si dhe janë proceduar në gjendje të lirë tetë të tjerë dhe një qytetar nga Fieri, në sajë të tensioneve të krijuara dje në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit.
Burime nga grupi hetimor bëjën me dije se këta shtetas, më datë 14.11.2026, rreth orës 10:00, në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, kanë tentuar të bllokojnë rrugën dhe kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore, përfshirë këtu dhe të kryeministrit Rama.
Për rrjedhojë janë vënë në pranga dyshja Edison Lika dhe Albi Dema, si dhe janë proceduar penalisht tetë të tjerë, mes tyre pesë femra: E. P., 33 vjeçe, D. G., 50 vjeç, O. D., 34 vjeç, M. C., 28 vjeçe, L. A., 24 vjeçe, I. R., 31 vjeç, N. S., 23 vjeçe, J. S., 25 vjeçe, të tetë banues në Tiranë, dhe I. Ll., 27 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.