Përplasje mes protestuesve dhe Policisë para Kryeministrisë

16 Nëntor 2026, 19:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përplasje mes protestuesve dhe Policisë para Kryeministrisë

Dita e 170-të e protestës në kryeqytet është shoqëruar me tensione

Qytetarët janë përplasur me efektivët e policisë, pasi kanë tentuar të çajnë kordonin që kanë krijuar këta të fundit, në mënyrë që të lirojnë rrugën për t’u ‘stacionuar’ para Kryeministrisë

Mes protestuesve dhe policisë ka pasur edhe përplasje fizike, teksa efektivët kanë vijuar t’i shtyjnë qytetarët, të cilët nga ana e tyre kanë bërë rezistencë dhe kanë vijuar qëndresën.

“Poshtë diktatoru”, “Arrestoni Ramën”, ishin disa nga thirrjet që janë dëgjuar nga turma e protestuesve, të cilët kanë nisur marshimin në Tiranë.

 


Video