Ndëron jetë papritur vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka

16 Nëntor 2026, 15:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndëron jetë papritur vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka

Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ka ndërruar jetë papritur mesditën e kësaj të hëne. Lajmi i trishtë konfirmohet nga komuniteti lezhjan, familja dhe vetë kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

Megjithatë, rrethanat e humbjes së jetës mbeten të panjohura. Më herët, familja Ndoka ka humbur dhe një nga bijtë e vetë, Aleksandër Ndokën, i cili njihej në Lezhë për influencën e madhe si politikan lokal.

Pritja për ngushëllime do të bëhet në Lezhë, në lagjen “Nënë Tereza” Tek shtëpia e Ndue Gjon Ndokës, ndërsa ceremonia mortore dhe përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohen nesër, më 17 nëntor 2026, ora 13:00.

"Jeta jo gjithmonë na sjell lajme të mira!  Sot jam zgjuar me dy lajme të trishta që më kanë tronditur thellë! Lidjana, bashkëshortja e kushëririt tim Erjon Lleshi, dhe Gëzim Ndoka, shoku ynë, nuk janë më mes nesh!

Të dy u larguan nga kjo jetë në moshë të re, duke lënë pas dhimbje të madhe, familje të pikëlluara dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm tek të gjithë ne që i njohëm! Fjalët janë të pakta përballë një dhimbjeje të tillë", shkruan kryebashkiaku Pjerin Ndreu.


Video