Qytetarët në protestë kurse SPAK aministon Belinda Ballukun, i m...
20 October, 14:28Fokus

OSBE/ODIHR ka reaguar këtë të martë për situatën e krijuar prej 8 ditësh në Shqipëri, ku studentë e të rinj protestojnë në rrugët e Tiranës dhe ku nuk kanë munguar episodet e dhunshme dhe përplasjet me Policinë e Shtetit.
“Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen.
Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve, ndërsa çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur”, thuhet në reagimin e OSBE/ODIHR.
Sipas të dhënave zyrtare, 271 persona janë arrestuar deri tani për pjesëmarrjen në protestë, shumë prej tyre të mitur.