Njerëz të infiltruar që shfaqen si "protestues" sulmojnë konviktet e vajzave

15 October 2026, 23:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Njerëz të infiltruar që shfaqen si "protestues"

Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur në Qytetin Studenti në Tiranë, ku disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar një prej godinave të konvikteve të vajzave.

Sipas pamjeve, personat kanë ardhur papritur dhe kanë nisur të thyejnë me sende të forta xhamat e godinës.

Nga ky incident nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por ngjarja ka mbjellë panik te studentët që ndodheshin brenda konviktit, ndërsa ngrihen dyshime mbi motive provokimi gjatë kësaj nate të tensionuar në kryeqytet.

 

 


Video