SEANCA e "Plumbit të Artë"/ Petrit Qoli “PËRPLASET” me Skerdi Tasen: A je ti vr*sësi i deputetit të PS?

23 September 2025, 12:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SEANCA e "Plumbit të Artë"/ Petrit Qoli
Skerdi Tase/ Fatmir Xhindi

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase po pyetet nga avokatët e të pandehurve të tjerë.

Gjatë seancës, Petrit Qoli, një prej të pandehurve i ka drejtuar disa pyetje Skerdi Tases, ku në një prej tyre e pyet nëse është ai personi që qëlloi në drejtim të deputetit të asaj kohe, Fatmir Xhindi.

Ish-deputeti i PS, u vra më 2009 pranë shtëpisë së tij dhe ende ngjarja është e pazbardhur.

Petrit Qoli, pyet Tasen: "Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?". Ndërkaq pas kësaj pyetjeje, Gjykata i refuzoi Tases përgjigjen për pyetjet.


Video