Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur si çdo të hënë në ambientet e SPAK-ut. Në një deklaratë për mediat kreu i selisë blu lexoi mesazhin që i la ish-kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Berisha e cilësoi SPAK-un si Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama, me akronimin ASKKR.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë të mbajtur para këtij institucioni, të cilin që sot e tutje do ta pagëzojmë Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama.Mos e harroni pra, ASKKR. I ndërrohet emri, nuk quhet më Skapi i partisë, por tani edhe partinë ka filluar ta lëshojë, por merret vetëm me mbrojtjen e Padrinos të Shqipërisë.
Lashë në zyrën e tyre këtë shënim: ‘Altin Troplinit, Gjokës, Hajrit, tani i shtohet edhe Ramës, Altin Rama, po, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon, por nuk harron. Sali Berisha’”, deklaroi Berisha