Zbulohet një superTokë e re shkëmbore e jetueshme

30 October 2025, 18:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet një superTokë e re shkëmbore e jetueshme
Zbulohet një superTokë e re shkëmbore e jetueshme

Një superTokë e re, më pak se 20 vite dritë larg sistemit tonë diellor, po ringjall entuziazmin e astronomëve për kërkimin e planetëve potencialisht të banueshëm.

E quajtur ”GJ251c”, ajo orbiton rreth një ylli të kuq në yjësinë Lynx dhe shtrihet në të ashtuquajturën “zonë e banueshme”, rajoni ku temperaturat mund të mbështesin ujë të lëngshëm në sipërfaqe.

Zbulimi u njoftua nga një ekip ndërkombëtar studiuesish duke përdorur dy nga spektrografët më të përparuar në botë, Habitable-Zone Planet Finder (në teleskopin Hobby-Eberly në Teksas) dhe Nieid, të instaluar në Observatorin Kombëtar Kitt Peak në Arizona.

Analiza e të dhënave të kombinuara zbuloi lëkundjet e vogla të yllit të shkaktuara nga tërheqja gravitacionale e një planeti me rreth katër masa të Tokës, me një orbitë 54-ditore.


Video