Zbulohen skenarët e Olsa Muhametit në "Përputhen", ish-konkurenti nxjerr bisedën telefonike me të

12 June 2022, 10:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohen skenarët e Olsa Muhametit në "Përputhen",
Olsa Muhameti

Autorja e "Përputhen" Olsa Muhameti është akuzuar shpesh herë nga konkurentët e emisionit të dashurisë se programi është në bazë të skenareve të parapërgatitura nga ajo. Së fundmi, ka qenë ish-konkurenti Xhafer Thaqi ai i cili ka hedhur akuza të njëjta ndaj Olsa Muhametit. 

I ftuar në “Glamour Zone”, ai është shprehur se është autorja e programit që i shtyn konkurentët të deklarohen. Pasi bëri këtë deklaratë të fortë moderatorja i kërkoi atij prova konkrete. Xhaferi nuk hezitoi dhe tregoi një video të regjistruar nga një bisedë me Muhametin, e cila degjohet t’i thotë ndër të tjera njërit nga konkurentët të deklarohej për Rrushe Zyban.

“Ti ke thënë para nja 3-4 ditësh, e the dhe në program, por unë ta hoqa që të vinte në formë surprize, që don t’i bësh deklarim Rrushes. Tani i ke thënë Ledës që jo po dua kohë, dua kohë. Tani si është çështja. Ky Prime është Prime i fundit dhe në qoftë se ti do të dalësh çun taman dhe jo çun legen. Sepse supozojmë që ti je çun legen sepse ke luajtur me 7 porta aty. A do ti që gjithë këtyre tu japësh një përgjigje? Dhe ta bësh në Prime sepse nuk ka ditë tjetër. Ditët e tjera kur ti do të kërkosh janë ditët e emisionit ditor. Do me thënë është ora 6 dhe nuk ka audiencën që ka ora 9 e Prime-it. Dhe ti çohesh në këtë Prime special dhe thua unë edhe pse më keni akuzuar, se ke dalë si njeri pa stabilitet edhe pse t’i kam rregulluar këto gjëra. Ka ardhur momenti që ti t’i thuash çdokujt që ti deklarohesh për Rrushen,”- degjohet të thotë Olsa Muhameti në video.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)


Video